Superderbi në Suharekë, FC Ballkani – FC Prishtina

04.10.2019

Pas dy ndeshjeve të suksesshme si mysafir, tani FC Ballkanit i ka ardhur radha që të kthehet në shtëpi dhe që të tregoj sukses edhe në Suharekë. “Luanët” e Ismet Munishit të hënën do të presin në Suharekë, FC Prishtinën ku do të përballen në stadiumin e qytetit, në kuadër të IPKO Superligës së Kosovës […]

Superderbi në Suharekë, FC Ballkani – FC Prishtina Foto: Ilustrim

Pas dy ndeshjeve të suksesshme si mysafir, tani FC Ballkanit i ka ardhur radha që të kthehet në shtëpi dhe që të tregoj sukses edhe në Suharekë.

“Luanët” e Ismet Munishit të hënën do të presin në Suharekë, FC Prishtinën ku do të përballen në stadiumin e qytetit, në kuadër të IPKO Superligës së Kosovës në futboll java e 9-të.

“Pas dy ndeshjeve të zhvilluara si musafir të cilat poashtu i fituam,(KF Drenica 0:1 dhe KF Gjilani 1:2), tani kthehemi në shtëpi për t’i pritur kryeqytetasit nga Prishtina”, ka njoftuar FC Ballkani në Facebook.

Kjo ndeshjeve pritet të zhvillohet të hënën më 7 tetor 2019, duke filluar nga ora 14:30 në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë.

Për të gjithë ata personat që dëshirojnë të shikojnë ndeshjen për së afërmi në stadium, hyrja në “Stadiumin e Qytetit” kushton 2 Euro.