Miqësore Super treshja e FC Ballkanit për herë të parë ftohet nga Kombëtarja A

Tashmë është konfirmuar se më 12 janar do të zhvillohet miqësorja mes Kosovës dhe Suedisë në Doha të Katarit.

Kjo ndeshje do të shërbejë si test i fundit për Kosovën që gjatë muajit mars do të luajë në plejofin e Ligës D të Kombeve, ku do të kërkojë biletën për Evropianin 2020.

Për këtë miqësore sot klubi nga Suhareka, FC Ballkani përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se super treshja e klubit për herë të parë janë ftuar nga Kombëtarja A.

Ballkani i ka uruar sukese në fanellën e Kosovës yjeve të klubit si: Blend Baftiut, Jetmir Topallit e Arbër Hoxhës.

Nga Kombëtarja A janë ftuar edhe Visar Bekaj, Herolind Shala, Anel Rashkaj, Elbasan Rashani, Ylldren Ibrahimi, si dhe Flamur Kastrati.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.