Sulmuesi i Dukagjinit: Ndeshja me FC Ballkanin do jetë mjaft e vështirë, pasi që është skuadër shumë e fortë

08.02.2020

Futbollisti i Dukagjinit, Mark Milicaj, shpreson të bëjnë lojë të mirë kundër Ballkanit dhe t’i gëzojnë tifozët. Ballafaqimi mes Dukagjinit dhe Ballkanit nga Suhareka, do të luhet të dielën në orën 12:30 në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës. Dukagjinasit janë të përgatitur dhe premtojnë rezultat, që të shkojnë më tej. “Besoj që jemi […]

Sulmuesi i Dukagjinit: Ndeshja me FC Ballkanin do jetë mjaft e vështirë, pasi që është skuadër shumë e fortë Foto: Ilustrim

Futbollisti i Dukagjinit, Mark Milicaj, shpreson të bëjnë lojë të mirë kundër Ballkanit dhe t’i gëzojnë tifozët.

Ballafaqimi mes Dukagjinit dhe Ballkanit nga Suhareka, do të luhet të dielën në orën 12:30 në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës.

Dukagjinasit janë të përgatitur dhe premtojnë rezultat, që të shkojnë më tej.

“Besoj që jemi përgatitë mirë. Ndeshja me Ballkanin do të jetë mjaft e vështirë, pasi që Ballkani ka një skuadër shumë të fortë.

“Jemi të kompletuar dhe do të hyjmë në ndeshje me të gjitha forcat që të kualifikohemi. Të shohim në fund se si do të përfundojë ndeshja”, tha Milicaj për gazetën “Bota sot”.