Suharekasit po ‘çmenden’ pas Munishit, madje po e quajnë edhe ‘Ismet Baba’

Skuadra e Ballkanit po kalon sezonin më të mirë në histori të klubit.

‘Portokallinjtë’ janë favoritet kryesor për ta fituar titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës.

Në krye të klubit nga Suhareka është trajneri Ismet Munishi, i cili ka befasuar të gjithë me skuadrën që ka komponuar.

E tifozët e klubit të Ballkanit po ‘çmenden’ pas Munishit, madje në një kafiteri të qytetit është punuar një portret i teknikut prishtinas.

Këtij portreti suharekasit ja kanë shtuar edhe një përshkrim.‘Ismet Baba’, thuhet në mbishkrimin e vendosur pran portretit.