Suhareka nikoqire e ndeshjes Ballkani – Trepça ’89, caktohet edhe gjyqtari

06.12.2019

Rrethi i tretë i Digitalb Kupës së Kosovës do të fillojë me disa ndeshje tejet interesante, derbi i nxehtë do të jetë edhe ai mes Ballkanit ndaj Trepça ’89. Komisioni për delegimin e gjyqtarëve tashmë ka caktuar “këmishznjtë” që do t’i drejtojnë ndeshjet e këtij rrethi. Genc Nuza do ta drejtojë derbin ndërmjet Ballkanit dhe […]

Suhareka nikoqire e ndeshjes Ballkani – Trepça ’89, caktohet edhe gjyqtari Foto: Ilustrim

Rrethi i tretë i Digitalb Kupës së Kosovës do të fillojë me disa ndeshje tejet interesante, derbi i nxehtë do të jetë edhe ai mes Ballkanit ndaj Trepça ’89.

Komisioni për delegimin e gjyqtarëve tashmë ka caktuar “këmishznjtë” që do t’i drejtojnë ndeshjet e këtij rrethi.

Genc Nuza do ta drejtojë derbin ndërmjet Ballkanit dhe Trepçës që do të zhvillohet nesër më 7.12.2019.

Nuza do të ndihmohet nga asistentët Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërkohë që Arben Halilaj do të jetë gjyqtarë i katërt.

Ndërsa vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Idriz Kelmendi si dhe delegat do të jetë Ali Shehu.

Kujtojmë se ndeshja e rrethit të tretë të Kupës së Kosovës do të zhvillohet nesër në mes Ballkanit dhe Trepça ’89 duke filluar prej orës 12:30 në stadiumin e qytetit – Suharekë.