Stinori pranveror në Superligë, të shtunën zhvillohet ndeshja FC Ballkani – FC Drenica

13.02.2020

Këtë fundjavë nis gara e stinorit pranveror në Ipko Superligën e Kosovës. Tri ndeshje do të zhvillohen të shtunën, derisa tri të tjera të dielën, njofton Federata e Futbollit të Kosovës (FFK). Qysh në nismë të stinorit do të luhet ndeshja mes klubit suharekas, FC Ballkanit dhe Drenicës. Po ashtu në fillim të këtij stinori […]

Stinori pranveror në Superligë, të shtunën zhvillohet ndeshja FC Ballkani – FC Drenica Foto: Blend Baftiu - FC Ballkani

Këtë fundjavë nis gara e stinorit pranveror në Ipko Superligën e Kosovës.

Tri ndeshje do të zhvillohen të shtunën, derisa tri të tjera të dielën, njofton Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

Qysh në nismë të stinorit do të luhet ndeshja mes klubit suharekas, FC Ballkanit dhe Drenicës.

Po ashtu në fillim të këtij stinori do të luhet derbi i madh i qytetit të Gjilanit, ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, i cili edhe kësaj radhe pritet të sjellë rivalitet të madh si në fushën e gjelbër nga futbollistët, ashtu edhe në tribunat e stadiumit nga tifozeritë e të dyja klubeve.

E shtunë, 15 shkurt
13:00 Ballkani-Drenica
13:00 Prishtina-Vushtrria
13:00 Ferizaj-Feronikeli

E diel, 16 shkurt
13:00 Drita-Gjilani
13:00 Flamurtari-Trepça ‘89
13:00 Dukagjini-Llapi