Sot zhvillohet derbi i Superligës, FC Ballkani – KF Drenica

15.02.2020

Sot edhe zyrtarisht do të fillojë edicioni pranveror i Superligës së Kosovës, ku ky edicion do të hapet nga derbi i javës, FC Ballkani – KF Drenica. Derbi i sotëm në mes FC Ballkanit dhe KF Drenicës do të zhvillohet në kuadër të Superligës së Kosovës – xhiro e 18-të. ‘Luanët’ e Ismet Munishit kanë […]

Sot zhvillohet derbi i Superligës, FC Ballkani – KF Drenica Foto: Ilustrim

Sot edhe zyrtarisht do të fillojë edicioni pranveror i Superligës së Kosovës, ku ky edicion do të hapet nga derbi i javës, FC Ballkani – KF Drenica.

Derbi i sotëm në mes FC Ballkanit dhe KF Drenicës do të zhvillohet në kuadër të Superligës së Kosovës – xhiro e 18-të.

‘Luanët’ e Ismet Munishit kanë zhvilluar seancat stërvitore para se të zhvillojnë ndeshjen ndaj Drenicës, ku suharekasit janë shprehur të gatshëm që të ‘luftojnë’ për fitore.

Derbi zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë, me fillim prej orës 13:00.

Po ashtu sot do të zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera në kuadër të Superligës së Kosovës, ku Prishtina do të përballet ndaj Vushtrrisë, ndërsa Ferizaj do të përballet ndaj Feronikelit.