Sot ndeshja miqësore, KF Istogu ndaj FC Ballkanit

10.08.2019 / Ballkani
Sot më 10 gusht skuadra nga Suhareka, FC Ballkani në krye me trajnerin Ismet Munishi do të zhvillojë miqësoren e dymbëdhjetë me radhë.
Deri më tani Ballkani ka zhvilluar njëmbëdhjetë ndeshje miqësore ndërsa sot pritet të zhvillohet miqësorja e dymbëdhjetë ndaj KF Istogut.
Ky takim do të luhet në stadiumin e qytetit në Istog të shtunën (10 Gusht) nga ora 17:30.
Skuadra e Suharekës, FC Ballkani nën urdhërat e Ismet Munishit po tregon sukseset e saj në miqësoret që po i zhvillon ndaj skuadrave kosovare.
Po ashtu në këtë ndeshje do të luajnë edhe shumë transfere të reja të Ballkanit.
Këto ndeshje parasezonale po e ndihmojnë Ballkanin që të përgatitet për sezonin e ardhshëm, ku tashmë është hedhur shorti.
Të fundit
02.03.2020 / Ballkani
Prekazi për derbin në ‘Fadil Vokrri’: Ky lojtar i FC Ballkanit më ka lënë përshtypje01.03.2020 / Ballkani
Munishi i përgjigjet Tokit: Respekt kohën kur futbolli është luajtur me qorape të leshta!