Sot miqësorja KF Malisheva ndaj FC Ballkanit

05.08.2019 / Ballkani
Sot skuadra nga Suhareka, FC Ballkani në krye me trajnerin Ismet Munishi do të zhvillojë miqësoren e njëmbëdhjetë me radhë.
Deri më tani Ballkani ka zhvilluar dhjetë ndeshje miqësore ndërsa sot (5 gusht) pritet të zhvillohet miqësorja e njëmbëdhjetë me rradhë ku do të përballet ndaj KF Malishevës.
Ky takim do të luhet në stadiumin e qytetit “Liman Gegaj” në Malishevë të hënën (5 Gusht) nga ora 17:30.
Skuadra e Suharekës, FC Ballkani nën urdhërat e Ismet Munishit po tregon sukseset e saj në miqësoret që po i zhvillon ndaj skuadrave kosovare.
Këto ndeshje parasezonale po e ndihmojnë Ballkanin që të përgatitet për sezonin e ardhshëm, ku tashmë është hedhur shorti.
Kujtojmë se garat në IPKO Superligë fillojnë me datë 17 Gusht 2019.
Të fundit
02.03.2020 / Ballkani
Prekazi për derbin në ‘Fadil Vokrri’: Ky lojtar i FC Ballkanit më ka lënë përshtypje01.03.2020 / Ballkani
Munishi i përgjigjet Tokit: Respekt kohën kur futbolli është luajtur me qorape të leshta!