Sot miqësorja e dhjetë, FC Ballkani ndaj KF Minatori

Sot miqësorja e dhjetë, FC Ballkani ndaj KF Minatori
Çlirim Gashi

02.08.2019 / Ballkani

Sot skuadra nga Suhareka, FC Ballkani në krye me trajnerin Ismet Munishi do të zhvillojnë miqësoren e dhjetë me radhë.

Deri më tani Ballkani ka zhvilluar nëntë ndeshje miqësore ndërsa sot pritet të zhvillohet miqësorja e dhjetë me rradhë.

FC Ballkani sot më 2 gusht do të takohet me KF Minatori në stadiumin e qytetit të Suharekës duke filluar prej orës 17:00.

Skuadra e Suharekës, FC Ballkani nën urdhërat e Ismet Munishit po tregon sukseset e saj në miqësoret që po i zhvillon ndaj skuadrave kosovare.

Këto ndeshje parasezonale po e ndihmojnë Ballkanin që të përgatitet për sezonin e ardhshëm, ku tashmë është hedhur shorti.

Kujtojmë se garat në IPKO Superligë fillojnë me datë 17 Gusht 2019.

Xhiroja 1: Dukagjini – BALLKANI
Xhiroja 2: BALLKANI – Feronikeli
Xhiroja 3: Llapi – BALLKANI
Xhiroja 4: BALLKANI – Trepça ’89
Xhiroja 5: Gjilani – BALLKANI
Xhiroja 6: BALLKANI – Vushtrria
Xhiroja 7: Drenica – BALLKANI
Xhiroja 8: Ferizaj – BALLKANI
Xhiroja 9: BALLKANI – Prishtina
Xhiroja 10: Drita – BALLKANI
Xhiroja 11: BALLKANI – Flamurtari

RAPORTO