Sot mësohet kundërshtari i FC Ballkanit në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

18.02.2020

Sot do të hedhet shorti i gjysmëfinalistëve të Digitalb Kupës së Kosovës. Në garë janë katër skuadra: Prishtina që në çerekfinale eleminoi me lehtësi Vushtrrinë 4:1, Drenica befasoi Gjilanin me rezultat 2:0, Ballkani kampioni vjeshtor që u kualifikua pasi eleminoi Dukagjinin me rezultat 2:0 dhe Feronikeli që në fund siguroi kualifikimin ndaj Lirisë. Shorti do […]

Sot mësohet kundërshtari i FC Ballkanit në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës Foto: Ilustrim

Sot do të hedhet shorti i gjysmëfinalistëve të Digitalb Kupës së Kosovës.

Në garë janë katër skuadra: Prishtina që në çerekfinale eleminoi me lehtësi Vushtrrinë 4:1, Drenica befasoi Gjilanin me rezultat 2:0, Ballkani kampioni vjeshtor që u kualifikua pasi eleminoi Dukagjinin me rezultat 2:0 dhe Feronikeli që në fund siguroi kualifikimin ndaj Lirisë.

Shorti do të hedhet në zyret FFK-së, me fillim prej orës 12:00.

Ndeshjet gjysmëfinale luhen me kthim. Takimet e para do të jenë më 8 ndërsa ndeshjet e dyta me datë 22 prill.