Sot mbyllet java e gjashtë e Superligës së Kosovës, derbi Ballkani – Vushtrria

23.09.2019

Sot zhvillohen tri ndeshjet e fundit të javës së gjashtë në Superligën e Kosovës. Suhareka, Prishtina dhe Ferizaji do të jenë qytetet nikoqire ku do të zhvillohen tri ndeshjet e fundit të kësaj jave. Ferizaj pret në shtëpi skuadrën e Drenicës. Ferizaj vjen në këtë ndeshje pas fitores së arritur në Klinë ndaj Dukagjinit, ndërsa […]

Sot mbyllet java e gjashtë e Superligës së Kosovës, derbi Ballkani – Vushtrria Foto: Ilustrim

Sot zhvillohen tri ndeshjet e fundit të javës së gjashtë në Superligën e Kosovës.

Suhareka, Prishtina dhe Ferizaji do të jenë qytetet nikoqire ku do të zhvillohen tri ndeshjet e fundit të kësaj jave.

Ferizaj pret në shtëpi skuadrën e Drenicës. Ferizaj vjen në këtë ndeshje pas fitores së arritur në Klinë ndaj Dukagjinit, ndërsa Drenica pas barazimit me skuadrën e Vushtrrisë.    

Flamurtari do të luajë kundër Llapit të Tahir Batatinës, ndërsa ndeshja e fundit zhvillohet mes Ballkanit dhe Vushtrrisë.

Të tri këto ndeshje do të zhvillohen nga ora 15:00.