Sot FC Ballkani e zhvillon ndeshjen e dytë miqësore ndërkombëtare

19.01.2020

Dje klubi i qytetit, FC Ballkani zhvilloi ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare ndaj SC Tractor. ‘Luanët’ e Ismet Munishit dje pësuan humbje me rezultat 2:1, ku golin e vetëm e shënoi Jetmir Topalli. Ndërsa sot FC Ballkani do ta zhvillojë ndeshjet e dytë miqësore. Klubi futbollistik nga Suhareka do të përballet ndaj FC Baltika nga […]

Sot FC Ballkani e zhvillon ndeshjen e dytë miqësore ndërkombëtare Foto: Ilustrim

Dje klubi i qytetit, FC Ballkani zhvilloi ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare ndaj SC Tractor.

‘Luanët’ e Ismet Munishit dje pësuan humbje me rezultat 2:1, ku golin e vetëm e shënoi Jetmir Topalli.

Ndërsa sot FC Ballkani do ta zhvillojë ndeshjet e dytë miqësore.

Klubi futbollistik nga Suhareka do të përballet ndaj FC Baltika nga Kaliningrad – Rusi.

Këtë e ka konfirmuar vetë klubi i qytetit përmes një njoftimi në Facebook, ku thuhet se: “Miqësoren e radhes FC Ballkani e zhvillon ndaj skuadrës FC Baltika nga Kaliningrad – Rusi, shpresojmë të demonstrojmë lojë sa më të dinjitetshme, njëkohësisht duke e përdorur këtë ndeshje që të testojmë formën e të gjithë futbollistëve”.

Ndeshja e sotme do të zhvillohet në Lara – Antalia, Turqi duke filluar nga ora 17:30.