Sot derbi Llapi – Ballkani, deri më tani 12 lojë miqësore pa humbje

31.08.2019

Sot djemtë e Ismet Munishit do të marrin rrugën drejt Podujevës që ta zhvillojnë derbin me KF Llapin në kuadër të Superligës së Kosovës. Ndeshja e sotme njihet si ndeshja e tretë për FC Ballkanin në Superligën e Kosovës, e cila do të zhvillohet në Podujevë duke filluar prej orës 16:00, në stadiumin “Zahir Pajaziti”. […]

Sot derbi Llapi – Ballkani, deri më tani 12 lojë miqësore pa humbje Foto: Ilustrim

Sot djemtë e Ismet Munishit do të marrin rrugën drejt Podujevës që ta zhvillojnë derbin me KF Llapin në kuadër të Superligës së Kosovës.

Ndeshja e sotme njihet si ndeshja e tretë për FC Ballkanin në Superligën e Kosovës, e cila do të zhvillohet në Podujevë duke filluar prej orës 16:00, në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Kapiteni i Ballkanit i ka thirrur kolegët e klubit që të mobilizohen për të gjitha ndeshjet në këtë kampionat dhe të tregojnë rezultat sa më të mirë.

‘Luanët’ e Ismet Munishit janë shprehur se janë të gatshëm për ndeshjen ndaj FC Llapit që të shënojnë fitore, si në ndeshjen e kaluar ndaj Feronikelit, ku Ballkani shënoi fitore me rezultat 3=1.

Kujtojmë se deri më tani klubi suharekas, FC Ballkani ka 12 lojë miqësore pa humbje si dhe 2 lojë zyrtare pa humbje.