Sot derbi i madh i Superligës, Prishtina – Ballkani

29.02.2020

Katër përballje interesante do të zhvillohen këtë të shtunë në kuadër të javës së 20-të në Superligën e Kosovës në futboll. Ndeshja kryesore e kësaj jave do të jetë ajo ndërmjet FC Prishtinës dhe FC Ballkanit. Të dyja skuadrat kanë për objektiv titullin kampion dhe për këtë arsye synim nga ndeshja e sotme kanë vetëm […]

Sot derbi i madh i Superligës, Prishtina – Ballkani Foto: FC Ballkani

Katër përballje interesante do të zhvillohen këtë të shtunë në kuadër të javës së 20-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja kryesore e kësaj jave do të jetë ajo ndërmjet FC Prishtinës dhe FC Ballkanit.

Të dyja skuadrat kanë për objektiv titullin kampion dhe për këtë arsye synim nga ndeshja e sotme kanë vetëm fitoren.

Ky takim starton nga ora 17:00.

Dje në një konferencë për media trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi kishte dekluar se jemi skuadër e fortë dhe nuk i frikësohemi Prishtinës.

“Për lojën brenda fushës unë personalisht pa modesti them se jemi skuadër e fortë por kemi respektin ndaj Prishtinës, sepse është skuadra më e trofeshme në vend dhe këtë edicion po tregon lojë cilësore, duke treguar edhe ngritje pas ardhjes së Dallkut, ku vërehet përmasimi te ta, por ne nuk do të fiksohemi dhe jemi optimist për këtë sfidë”, tha Munishi.

Në këtë takim, Munishi konfirmojë mungesën e Besnik Krasniqit i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Kurse, në fund, trajneri i Ballkanit tha se pritet të starton me tre mbrojtësit: Prekazi, Sinani e Prekazi, pasi sipas tij janë me shumë  përvojë.

Po ashtu, në këtë konferencë kishte folur edhe kapiteni i Ballkanit, Visar Berisha.

“Prishtina është një ekip që lufton për trofe, kurse ne jemi ekip i ri në elitë, ku kemi synimet e tona për të dal në Evropë, unë besoj në cilësinë tonë që do të ia arrimë të ja dalim”, tha kapiteni Visar Berisha.

Berisha, ka bërë thirrje që sot në Prishtinë të jenë një numër i madh i tifozëve, kurse bën thirrje për ‘Xhebrailat’ që të jenë lojtari i tyre i 12-të.

Po ashtu sot do të kemi edhe ndeshje të tjera në kuadër të Superligës së Kosovës.

Gjilani do të kërkojë ta vazhdojë formën e mirë edhe në udhëtim te Dukagjini i Klinës për të qenë edhe më tej në garë me skuadrat tjera kryesuese. ‘Kuqebardhët’ kërkojnë maksimumin e pikëve në përballje me “Hithat” që gjithashtu për objektiv kanë fitoren, pasi që vetëm pikët e plota mund ti shtojnë shpresën për të mbijetuar. Kjo ndeshje starton nga ora 13:00 në “18 Qershori” të Klinës.

Feronikeli në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit e pret skuadrën e Trepçës ’89. Dy ekipet kanë mbetur në mesin e tabelës dhe kërkojnë ta ruajnë këtë pozicion deri në mbylljen e kampionatit. Gjithashtu edhe kjo përballje starton nga ora 13:00.

Për shkak të reshjeve të mëdha të borës, dueli ndërmjet Ferizajt dhe Llapit, i paraparë të zhvillohet të premten me fillim nga ora 13:00, është shtyrë për të shtunën me orar të njejtë.