Shorti i Kupës, Feronikeli – Ballkani, Munishi: E presim me shumë qetësi këtë ndeshje

18.02.2020

Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është hedhur shorti i ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani dhe Feronikeli do ti masin forcat në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës me datën 8 prill dhe 22 prill të vitit aktual. Ndërsa këtë short e ka komentuar edhe trajneri […]

Shorti i Kupës, Feronikeli – Ballkani, Munishi: E presim me shumë qetësi këtë ndeshje Foto: Ismet Munishi - FC Ballkani

Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është hedhur shorti i ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani dhe Feronikeli do ti masin forcat në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës me datën 8 prill dhe 22 prill të vitit aktual.

Ndërsa këtë short e ka komentuar edhe trajneri i FC Ballkanit, Ismet Munishi, i cili ka thënë se këtë ndeshje e presin me shumë qetësi, pasi ka kohë deri në zhvillimin e ndeshjeve të Kupës së Kosovës.

“Katër ekipet që janë në gjysmëfinale janë të forta, shorti ishte normal. Për ta fituar Kupën duhet t’i mposhtësh të gjitha ekipet – ne e kemi pasur orarin e vështirë në short të Kupës që nga fillimi, pasi e kemi eliminuar Dritën, Trepçën 89′ dhe Dukagjinin. Nuk kemi pasur asnjë ndeshje të lehtë. Ka kohë deri me 8 prill që të përgatitetmi akoma – andaj e presim me shumë qetësi këtë ndeshje”, tha Ismet Munishi në një prononcim për ‘GazetaBlic’.