Seanca e tretë stërvitore e Dardanëve në Doha, flasin dy yjet e FC Ballkanit

10.01.2020

Seanca e tretë stërvitore e Dardanëve në Doha, pas stërvitjes flasin dy yjet e Ballkanit. Blend Baftiu:Është një ndjenjë e veçantë dhe e papërshkrueshme, por njëherësh edhe përgjegjësi të jesh pjesë e Kombëtares A. Është hera e parë për mua që kam marrë ftesë nga përzgjedhësi Challandes dhe po ndjehem shumë mirë në mesin e […]

Seanca e tretë stërvitore e Dardanëve në Doha, flasin dy yjet e FC Ballkanit Foto: Ilustrim

Seanca e tretë stërvitore e Dardanëve në Doha, pas stërvitjes flasin dy yjet e Ballkanit.

Blend Baftiu:
Është një ndjenjë e veçantë dhe e papërshkrueshme, por njëherësh edhe përgjegjësi të jesh pjesë e Kombëtares A. Është hera e parë për mua që kam marrë ftesë nga përzgjedhësi Challandes dhe po ndjehem shumë mirë në mesin e bashkëlojtarëve. Stërvitjet po shkojnë shumë mirë, prandaj besoj që do të kemi paraqitje të mirë kundër Suedisë. Të gjithë lojtarët janë të motivuar dhe angazhimi i secilit në stërvitje është maksimal. Për këtë arsye pres që të kemi një prezantim sa më të mirë në ndeshjen e së dielës. Normalisht që ëndërr dhe synim i imi është që edhe në të ardhmen të jem pjesë e Kombëtares A.

Arbër Hoxha:
Pikësëpari falënderoj përzgjedhësin Challandes që më ka grumbulluar për këtë miqësore. Sigurisht se të jesh pjesë e Kombëtares A është një ndjenjë e papërshkrueshme dhe shpresoj që të jap më të mirën time nëse më jepet rasti të paraqitet kundër Suedisë. Mua më mbetet të vazhdoj të punoj maksimalisht dhe pse jo në të ardhmen të luaj edhe në ndeshje kualifikuese. Kushtet për stërvitje këtu janë shumë të mira dhe kjo po na jep mundësi për t’i treguar cilësitë tona para përzgjedhësit. Sigurisht se ndeshja kundër Suedisë do të jetë shumë e vështirë, duke pasur parasysh se në radhët e veta kanë futbollistë cilësor, por ne shpresojmë që do të paraqitemi denjësisht dhe ta fitojmë këtë ndeshje.