Prezantohet te FC Ballkani, Prekazi vjen me një postim: U largova me kokën lartë, e nisë një sfidë të re

03.01.2020

Arbër Prekazi edhe zyrtarisht dje ka nënshkruar me klubin futbollistik nga Suhareka, FC Ballkanin. Tashmë Prekazi do të nisë një sfidë të re në krye me trajnerin Ismet Munishin. Ish-futbollisti i Feronikelit është prezantuar në selinë e ‘Xhebrailave’. Për transferimin e tij te Ballkani, Prekazi ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook. Prekazi së […]

Prezantohet te FC Ballkani, Prekazi vjen me një postim: U largova me kokën lartë, e nisë një sfidë të re Foto: Ilustrim

Arbër Prekazi edhe zyrtarisht dje ka nënshkruar me klubin futbollistik nga Suhareka, FC Ballkanin.

Tashmë Prekazi do të nisë një sfidë të re në krye me trajnerin Ismet Munishin.

Ish-futbollisti i Feronikelit është prezantuar në selinë e ‘Xhebrailave’.

Për transferimin e tij te Ballkani, Prekazi ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook.

Prekazi së pari i ka falënderuar tifozët e qytetarët e Drenasit për përkrahje si dhe presidentin Naser Ramaj që gjithmonë ka pasur besim në të.

Më poshtë postimi origjinal i tij:

Miq dhe dashamirë
Qytetarë të Drenasit që shumë më respektuat , bashkëlojtarë , tifoz që gjithmonë më përkrahët, President Naser Ramaj që gjithmonë pate besim në mua, faleminderit për 2 vite e gjysmë plot korrektësi e shumë suksese . Po largohem me kokën lartë , duke lën pas vetes djersë , angazhim e shumë kupa .

Tash po e nisë një sfidë të re për mua , po i bashkohem FC Ballkanit , një prej klubeve më korrekte në Kosovën e pas luftës , krejt kjo falë punës së presidentit Arsim Kabashi , një klubi me synime e projekte të qarta. Me atomin e fundit me djersë dhe përkushtim do te mundohem të ju shpaguaj besimin tuaj.