Presidenti i FC Ballkanit konfirmon “bombën” e klubit në janar!

Klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani në krye me trajnerin Ismet Munishin është duke dimëruar si kampion në edicionin e Superligës së Kosovës, por ajo që është e rëndësishme është afati kalimtar i janarit për transferime.

Dje FFK ka ndarë çmimet për “Laureatët e vitit 2019”, ku lojtari i këtij viti u zgjodh Vedat Muriqi ndërsa dy yjet e FC Ballkanit u përfshinë në formacionin e vitit, Blend Baftiu dhe Visar Berisha.

Por, gjatë kësaj ceremonie presidenti i FC Ballkanit, Arsim Kabashi pothuajse ka konfirmuar transferimin e madh të Ballkanit në afatin kalimtar.

“Bomba” e FC Ballkanit në janar pritet të jetë mbrojtësi Arbër Prekazi.

Kabashi ka postuar një foto me Prekazin në Facebook dhe me dy lojtarët tjerë të Ballkanit, Visar Berishën dhe Blendi Baftiun.

Kësisoj Kabashi ka paralajmëruar se Arbër Prekazi do t’i bashkohet Ballkanit gjatë ditëve në vijim.

Kujtojmë se Prekazi ishte bërë kampion me trajnerin aktual të Ballkanit, Ismet Munishin te Vushtrria, por kjo mbetet të shihet se a do t’ia dalin edhe në Suharekë.

FC Ballkani gjendet në vendin e parë në tabelën e Superligës së Kosovës me 34 pikë, kështu duke lënë pas vetes Gjilanin me 32 pikë dhe Dritën me 31 pikë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.