Presidenti i Ballkanit vjen me një shkrim para edicionit të ri për skuadrën e tij

18.08.2019

Nga ora 17:00, skuadra e Ballkanit ka startuar me edicionin e dytë me radhë në Superligë. E në këto momente presidenti i këtij klubit, Arsim Kabashi ka reaguar me anë të një postimi në faqen zyrtare të Ballkanit. Skuadra nga Suhareka, FC Ballkani në këto momente po përballet me klubin KF Dukagjini në Klinë në […]

Presidenti i Ballkanit vjen me një shkrim para edicionit të ri për skuadrën e tij Foto: Ilustrim

Nga ora 17:00, skuadra e Ballkanit ka startuar me edicionin e dytë me radhë në Superligë.

E në këto momente presidenti i këtij klubit, Arsim Kabashi ka reaguar me anë të një postimi në faqen zyrtare të Ballkanit.

Skuadra nga Suhareka, FC Ballkani në këto momente po përballet me klubin KF Dukagjini në Klinë në stadiumin “18 Qershori”.

Njoftimi i plotë i Presidentit Kabashi: Përshëndetje të dashur sportdashës!

Sot është një ditë e veqantë për mua si president i FC Ballkani-t, ashtu siq është edhe për të gjithë ju, sot starton kampionati i Republikës së Kosovës në futboll.

Pas një periudhe kohore që kaluam në përgaditje dhe ndeshje miqësore, tani erdhi momenti kur ne si klub me traditë 72 vjeqare, do të mundohemi të bëjmë më të mirën e mundëshme me pjesëmarrjen tonë në elitën e futbollit të Kosovës.

Fillimisht dua ti përshendes, institucionet tona, Ministrinë për kulturë, rini dhe sport, dhe FFK-në që bashkërisht punuan dhe finalizuan Ligjin për sponzorizim, për qka u jemi mirënjohës.

Si president i FC Ballkani-t, falenderoj Kuvendin Komunal, dhe Asambleistët që na besuan dhënjen në shfrytëzim të stadionit, si dhe do të vazhdojmë bashkëpunimin i cili nuk ka munguar asnjëherë.
Falenderoj nga zemra përkrahjen e vazhdueshme të Policisë së Kosovës, Stacionit në Suharekë, Njësisë Speciale nga Prizreni, të cilët dhanë më të mirën e tyre për mbajtjen e rendit gjatë ndeshjeve futbollistike si vendas dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë përsëri.
Falenderim nga ana ime dhe klubit që përfaqësoj, shkon edhe për Drejtorinë e Shëndetësisë, përkatësisht QMKF Suharekë.

Të dashur, kryesi e klubit, shtab teknik, futbollistë, në hapje të kampionatit të ri, ju dëshirojë suksese në të gjitha sferat e jetës, gjithashtu edhe në futboll, dhe kërkojë nga ju para së gjithash, Respekt dhe Fair-Play në gara.

Na prift e mbara

Me respekt
Arsim Kabashi, president i FC Ballkani-t