Presidenti i Ballkanit ‘shpërthen’ në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së, thotë se duhen disa ndryshime në statut

27.01.2020

Është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës në ambientet e Hotelit Emerald. Arsyeja e mbajtjes së këtij Kuvendi, kishte të bëjë me zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv. Prezent në këtë Kuvend ishte edhe Oliver Jung i dërguar nga FIFA, i cili ka mbajtur një fjalim. Tashmë kanë përfunduar të gjitha kuvendet […]

Presidenti i Ballkanit ‘shpërthen’ në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së, thotë se duhen disa ndryshime në statut Foto: Ilustrim

Është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës në ambientet e Hotelit Emerald.

Arsyeja e mbajtjes së këtij Kuvendi, kishte të bëjë me zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv.

Prezent në këtë Kuvend ishte edhe Oliver Jung i dërguar nga FIFA, i cili ka mbajtur një fjalim.

Tashmë kanë përfunduar të gjitha kuvendet në lidhjet rajonale të futbollit dhe mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në kuvend, i cili duhet pranuar se mund të sjellë edhe debate interesante.

Në Kuvendin Zgjedhor që tashmë ka nisur, kanë filluar tensionet e para.

Kryetari aktual, Agim Ademi ka kërkuar votëbesim, por ka hasur në keqkuptimin e disa delegatëve, të cilët kanë lëshuar sallën.

Kohëve të fundit është bërë shumë zhurmë nga ana e klubeve, madje u tha se po mblidhen edhe nënshkrime ku do të kërkohet shkarkimi i kryetarit Agim Ademi, gjë të cilën e mohuan  klubet pjesëmarrëse në ato nënshkrime duke deklaruara se janë duke kërkuar vetëm ndryshime në statusin e FFK-së. Kuvendi do të mbahet në hotelin “Emerald”, në orën 15:00. 

Tashmë kanë përfunduar të gjitha kuvendet në lidhjet rajonale të futbollit dhe mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në kuvend, i cili duhet pranuar se mund të sjellë edhe debate interesante.

Në Kuvendin Zgjedhor që tashmë ka nisur, kanë filluar tensionet e para.

Kryetari aktual, Agim Ademi ka kërkuar votëbesim, por ka hasur në keqkuptimin e disa delegatëve, të cilët kanë lëshuar sallën.

Të njejtin sërish janë kthyer në sallë, për të vazhduar diskutimet e tensionuara.

Njëri prej tyre që reagoi ashpër ishte edhe presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi.

‘Cima’ tani përmes një reagimi në Kuvend ka thënë se duhen disa ndryshime në statut, teksa ka folur edhe për qëndrimin ndaj Agim Ademit.

“Nuk e di se përse po frikësoheni nga njerëzit që insistojnë”, u shpreh Kabashi.

“Jam takuar me Mirsad Qollakun, dhe i kam kërkuar të bashkohemi si Liria dhe Ballkani, njëri dërgon delegatin dhe tjetri në Komitet Ekzekutiv, por ai tha s’ka nevojë pasi unë i marrë dyjat”, tregoi ‘Cima’.

“Agim Ademi e di qëndrimin tim drejt tij, kam pasur dhe kam respekt për të. Ka parregullësi, andaj duhen ndryshime”, shtoi ai./Zëri.info/