Presidenti i Ballkanit i indinjuar me ndarjen e drejtësisë: Do ta shqyrtojmë mundësinë për referë të huaj

22.02.2020

Presidenti i FC Ballkanit, Arsim Kabashi është shprehur i indinjuar me ndarjen e drejtësisë në ndeshjet e Superligës së Kosovës, ku deri tani janë zhvilluar ndeshjet e para të kësaj lige në edicionin pranveror. Madje Kabashi ka thënë se do ta shqyrtojmë mundësinë që të gjitha ndeshjet e FC Ballkanit të gjykohen nga gjyqtarë të […]

Presidenti i Ballkanit i indinjuar me ndarjen e drejtësisë: Do ta shqyrtojmë mundësinë për referë të huaj Foto: Ismet Munishi dhe Arsim Kabashi

Presidenti i FC Ballkanit, Arsim Kabashi është shprehur i indinjuar me ndarjen e drejtësisë në ndeshjet e Superligës së Kosovës, ku deri tani janë zhvilluar ndeshjet e para të kësaj lige në edicionin pranveror.

Madje Kabashi ka thënë se do ta shqyrtojmë mundësinë që të gjitha ndeshjet e FC Ballkanit të gjykohen nga gjyqtarë të huaj.

Presidenti i Ballkanit tha se në këtë fillim e pamë edhe një herë që protagonistët kryesorë ishin gjyqtarët dhe thënë të vërtetën, kishte gjyqtarë që edhe iu kemi besuar në ndarjen e drejtësisë, por sot gjindemi para një sfide.

“Jam thellë i indinjuar me ndarjen e drejtësisë në këtë fillim gjysëm stinori, për të cilin kam bindjen dhe besimin e plotë se është më interesanti nga pas lufta e deri më tani. Në këtë kampionat po investohet shumë në kualitet te trajnerëve e të futbollistëve, dhe për këtë arsye edhe buxhetet e klubeve janë shumë të larta dhe rivaliteti mes skuadrave është shumë i madh. Në këtë kampionat protagonist kryesor duhet të jenë futbollistët e trajnerët, por për fat të keq nuk janë. Në këtë fillim e pamë edhe një herë që protagonistët kryesorë ishin gjyqtarët dhe thënë të vërtetën, kishte gjyqtarë që edhe iu kemi besuar në ndarjen e drejtësisë por sot gjindemi para nje sfide…!”, ka shkruar Arsim Kabashi në Facebook.

Po ashtu ai ka shkruar: “Kur humb besimi tek gjyqtarët më të mirë në Kosovë, a mos duhet vallë të bëjmë kërkesë që ndeshjet e futbollit të Kosovës t’i drejtojnë gjyqtarë të huaj?”.

“Sapo të mbajmë një mbledhje me bordin e klubit FC Ballkani, do ta shqyrtojmë mundesinë dhe njëherit të bëjmë kërkesë që të gjitha ndeshjet e FC Ballkanit të gjykohen nga gjyqtarë te huaj, sepse unë Arsim Kabashi, president i FC Ballkani, dua vetëm drejtësi”, ka përfunduar Kabashi.