Prekazi për derbin në ‘Fadil Vokrri’: Ky lojtar i FC Ballkanit më ka lënë përshtypje

02.03.2020

Kryendeshja e javës së 20-të në Superligën e Kosovës u zhvillua në ‘Fadil Vokrri’ mes FC Prishtinës dhe Ballkanit. Ndeshja e zhvilluar dje u mbyll pa gola 0:0. Të dyja skuadrat në fjalë janë në garë për titullin kampion, ku Ballkani është lider me 41 pikë, kurse FC Prishtina gjendet në vendin e katërt me […]

Prekazi për derbin në ‘Fadil Vokrri’: Ky lojtar i FC Ballkanit më ka lënë përshtypje Foto: Ilustrim

Kryendeshja e javës së 20-të në Superligën e Kosovës u zhvillua në ‘Fadil Vokrri’ mes FC Prishtinës dhe Ballkanit.

Ndeshja e zhvilluar dje u mbyll pa gola 0:0.

Të dyja skuadrat në fjalë janë në garë për titullin kampion, ku Ballkani është lider me 41 pikë, kurse FC Prishtina gjendet në vendin e katërt me 38 pikë.

Ndeshjen në fjalë e ka komentuar edhe trajneri i mirënjohur kosovar, Rafet Prekazi.

Ai ka thënë se si FC Prishtina, ashtu edhe Ballkani kanë futbollistë kualitetativ, që mund të japin më shumë në këto ndeshje, raporton Zëri.info.

“Nuk është në rregull të flasim për kolegë. Por, problem te ne në Kosovë është se ne nuk mund të shohim ndonjë ndeshje klasike ku një skuadër sulmon e tjetra mbrohet”, ka thënë trajneri i Kosovës U-21 në RTK.

“Nuk ka shumë dallime mes skuadrave në Kosovë. Njëra çështje që ka qenë në këtë ndeshje ishte nervozizmi i tepruar, por edhe mos-shënimi i golave që do ta hapte lojën”, tregoi më tej Prekazi.

“Unë mendoj se futbollistët duhet të jenë edhe më kualitetativ. Por, duke i njohur lojtarët e të dyja skuadrave, të dyja kanë futbollistë që mund të japin më shumë që një ndeshje të jetë më cilësore. Më ka lënë përshtypje Edvin Kuç i Ballkanit”, shtoi Prekazi.