Prapaskena: Çka ndodhi mes trajnerit të FC Ballkanit dhe Eroll Salihut në ndeshjen e yjeve?

17.06.2019

Gjatë ndeshjes mes Granit Xhakes dhe Milot Rashicës, ku morën pjesë shumë personalitete të njohura dhe me praninë shumtë të madhe të shikuesve, ndodhi diçka e pahijshme. Gjatë zëvendësimit të sekretarit të përgjithshëm të FFK-së, Eroll Salihu, që luante për skuadrën e Milot Rashicës, reagoi ashpër duke shprehur kështu mllefin e tij ndaj Ismet Munishit, […]

Prapaskena: Çka ndodhi mes trajnerit të FC Ballkanit dhe Eroll Salihut në ndeshjen e yjeve? Foto: Ilustrim

Gjatë ndeshjes mes Granit Xhakes dhe Milot Rashicës, ku morën pjesë shumë personalitete të njohura dhe me praninë shumtë të madhe të shikuesve, ndodhi diçka e pahijshme.

Gjatë zëvendësimit të sekretarit të përgjithshëm të FFK-së, Eroll Salihu, që luante për skuadrën e Milot Rashicës, reagoi ashpër duke shprehur kështu mllefin e tij ndaj Ismet Munishit, që e kishte rolin e trajnerit.

Të dy shkëmbyen fjalë tek bankina për çka u desht intervenimi i sigurimit për të qetësuar situatën.

Kjo ishte një nga pikat e dobta të ndeshjes së yjeve, që mblodhi rreth 12 mijë shikues, raporton Gazeta Olle.