Përfundon pjesa e parë mes FC Ballkanit dhe FC Prishtinës, mësojeni rezultatin

07.10.2019

Sot në Superligën e Kosovës është duke u zhvilluar ndeshja mes Ballkanit dhe Prishtinës. Tashmë ka përfunduar edhe pjesa e parë, ku rezultati është ende 0:0. “Luanët” e Ismet Munishit janë duke treguar sukses në këtë ndeshje, e cila kjo ndeshje po zhvillohet në Suharekë, raporton Gazeta Olle. IPKO SUPERLIGA Ballkani 0:0 Prishtina 45’+1 Përfundon pjesa […]

Përfundon pjesa e parë mes FC Ballkanit dhe FC Prishtinës, mësojeni rezultatin Foto: Ilustrim

Sot në Superligën e Kosovës është duke u zhvilluar ndeshja mes Ballkanit dhe Prishtinës.

Tashmë ka përfunduar edhe pjesa e parë, ku rezultati është ende 0:0.

“Luanët” e Ismet Munishit janë duke treguar sukses në këtë ndeshje, e cila kjo ndeshje po zhvillohet në Suharekë, raporton Gazeta Olle.

IPKO SUPERLIGA

Ballkani 0:0 Prishtina

45’+1 Përfundon pjesa e parë.

41’ Rrezikon Ballkani, Krasniqi gjuan por largohet topi nga mbrojtja mysafire.

35’ Rast i humbur nga Magani i Ballkanit por shumë lehtë mund të ishte edhe autogol.

24’ Munishi me tone të ashpra ndaj gjyqtarit kryesor pretendon se po dëmtohet.

17’ Rrezikon Ballkani, pas harkimit të Hoxhës, Baftiu nuk gjuan saktë me kokë.

12’ Rast fantastik për Prishtinën, Hila gjuan i vetëm me portier por pret Ruxhi.

11’ Rrezikon Prishtina me Abazin por pret Ruxhi.

10’ Skuadrat mjaft të kujdesshme nuk po lejojnë hapësira në defanziv.

3’ Ismet Munishi fillon protestat ndaj gjyqtarit kryesor.

1′ Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Ruxhi, Potoku, Sinani, Berisha, Krasniqi, Kuç, Gashi, Hoxha, Baftiu, Topalli, Magani.

Prishtina: Bekaj, Thaqi, Bekteshi, Ibrahimi, Bardhoku, Miftaraj, Hila, Krasniqi, Abazi, Uka, Shillova.

(Gjyqtarë: Selim Isufi, Erdoan Baliqi, Fatlum Jashari)

Kujtojmë se FC Ballkani kishte fituar në dy ndeshjet e fundit të zhvilluara si mysafir, (KF Drenica 0:1 dhe FC Ferizaji 1:2).