Përfundon gjithçka, FC Ballkani e ‘gjunjëzon’ KF Drenicën në Suharekë

15.02.2020

Klubi futbollistik, Drenica u befasua në Suharekë nga Ballkani me rezultat 3:0. Vendasit, e nisën furishëm edicionin pranveror të Superligës së Kosovës. Ballkani e ka vazhduar serinë pozitive dhe vazhdon të jetë lidere e Superligës. Skuadra e Ismet Munishit sot ka triumfuar përballë KF Drenicës, duke e mposhtur me rezultat 3-0, në kuadër të javës […]

Përfundon gjithçka, FC Ballkani e ‘gjunjëzon’ KF Drenicën në Suharekë Foto: Ilustrim

Klubi futbollistik, Drenica u befasua në Suharekë nga Ballkani me rezultat 3:0. Vendasit, e nisën furishëm edicionin pranveror të Superligës së Kosovës.

Ballkani e ka vazhduar serinë pozitive dhe vazhdon të jetë lidere e Superligës.

Skuadra e Ismet Munishit sot ka triumfuar përballë KF Drenicës, duke e mposhtur me rezultat 3-0, në kuadër të javës së 18-të të Superligës së Kosovës.

Golashënuesit e këtij derbi ishin, Topalli, Hoxha dhe Fetahaj.