Pas tri ditëve stërvitje nesër FC Ballkani zhvillon ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare

17.01.2020

Klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani ka udhëtuar për në Antalya të Turqiës për fazën përgatitore. FC Ballkani për tri ditë rresht ka mbajtur seancë stërvitore me futbollistët, ku tani janë përgatitur edhe për ndeshjet miqësore që do ti zhvillojnë atje. Klubi i qytetit përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se nesër […]

Pas tri ditëve stërvitje nesër FC Ballkani zhvillon ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare Foto: Ilustrim

Klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani ka udhëtuar për në Antalya të Turqiës për fazën përgatitore.

FC Ballkani për tri ditë rresht ka mbajtur seancë stërvitore me futbollistët, ku tani janë përgatitur edhe për ndeshjet miqësore që do ti zhvillojnë atje.

Klubi i qytetit përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se nesër do të zhvillojnë ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare.

“Siç jeni në dijeni përmes njoftimeve paraprake ju kemi informuar se FC Ballkani është duke zhvilluar fazën përgatitore në Lara (Antalia) – Turqi. Pas tri ditëve stërvitje neser zhvillojmë ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare”.

Ballkani ka thënë se sa i përket kundërshtarit e kemi përzgjedhur as më pak, as më shumë, por një arrë të fortë nga Persia e largët, aty ku edhe mbreti Leonidas është gjunjezuar me të famëshmit “300”.

“Për kundërshtar kemi përzgjedhur as më pak, as me shumë por një arrë të fort nga Persia e larget, aty ku edhe mbreti Leonidas është gjunjezuar me të famëshmit “300”. Si do të jetë epilogu tani pas disa shekuj do të na dëshmojnë në fushen e blertë qunat tanë të udhëhequr nga Kapiteni Visar Berisha”, ka shkruar Ballkani në Facebook.

Ndeshja miqësore mes FC Ballkanit dhe S.C. Tractor – Irani do të zhvillohet nesër duke filluar nga ora 16:00, në Lara (Antalia) – Turqi.