Pas provokimit të lojtarëve kundërshtar, Komisioni Disiplinor dënon zyrtarin e FC Ballkanit

04.12.2019

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtar, në mbledhjen e mbajtur me datë 03.12.2019 shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve zyrtare dhe atyre plotësuese të kërkuara, konform Dispozitave […]

Pas provokimit të lojtarëve kundërshtar, Komisioni Disiplinor dënon zyrtarin e FC Ballkanit Foto: Ilustrim

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtar, në mbledhjen e mbajtur me datë 03.12.2019 shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve zyrtare dhe atyre plotësuese të kërkuara, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore nxjerri këto.

IDRIZ HAJRIZI ; zyrtar i klubit të futbollit “ BALLKANI “ nga Suhareka , në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për manifestim të sjelljeve të gabuara në ndeshjën e 1/16 të KupëS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FC “ Ballkani “ – FC “ Drita “ e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë ; raportet zyrtare ( pas përfundimit të pjesëlojës së parë, ka provokuar lojtaret e ekipit mysafir si dhe ka ofenduar zyrtaret e ndeshjës ).

Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 3 dhe nenit 10 paragrafi 2 të Rregullores disiplinore; denohet me të holla në shumë prej; 200 euro (dyqind euro).

Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhët i plotëfuqishëm ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).