Sëmundja e tomorit në lukth Pas kërkesës së Ismet Munishi, Shoqata e Futbollistëve mblidhet për rastin Beqiri

Foto: Ilustrim

Pas kërkesës së trajnerit Ismet Munishit, Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve në Kosovë ka reaguar në lidhje me rastin e portierit të Trepçës ’89, Arben Beqiri, i cili u diagnostifikua me sëmundjen e tumorit në lukth.

Përmes një kumtese për shtyp ata kanë shkruar se do ta shqyrtojnë mundësin për t’i dal në ndihmë portierit Beqiri.

Kujtojmë se dje trajneri i mirënjohur Ismet Munishi bëri kërkesë që kjo shoqatë të ndihmojë Beqirin financiarisht që të mposht këtë sfidë.

Trajneri Munishi kishte kërkuar që Shoqata e Futbollistëve të nis iniciativën për ta ndihmuar Arben Beqirin.

Më poshtë njoftimi nga kjo shoqatë:

Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Bordin e saj po shqyrton mundesitë për ta ndihmuar Arben Beqirin, portierin e Trepçës ’89.

Shoqata ka kontaktuar me Arbenin për ta harmoinzuar këtë iniciativë. Arbeni është diagnostifikuar me tumor në lukth dhe ka nisur kimioterapinë.

Shoqata fton të gjithë komunitetin futbollistik që ta sensibilizojnë këtë çështje me qëllim që t’i dalim në ndihmë Arbenit dhe ta përkrahim përgjatë kësaj sfide.

Në ditët në vazhdim do t’ju njoftojmë me informacione shtesë për veprimet që do të ndërmarrim.

Me nderime

Visar Zogiani, Kryetar i Shoqatës Për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës.