09.10.2019, 10:30

Ngriti Ballkanin në krye të tabelës, Baftiu ngritet edhe në maje të listës së golashënuesve

FC Ballkani në krye me Ismet Munishin është duke treguar sukses në Superligën e futbollit kosovar.

“Luani” i Ismet Munishit, Blend Baftiu së fundmi është ngritur në majën e top gola shënuesve të elitës së futbollit kosovar.

Baftiu në ndeshjen ndaj FC Prishtinës arriti që të çojë në pesë numrin e golave të shënuara në këtë edicion.

Baftiu me pesë gola të shënuar, ky është një numër i jashtëzakonshëm duke ditur se secili prej golave të yllit të FC Ballkanit kanë qenë vendimtarë, po ashtu duke marrë parasysh faktin që është mesfushor.

Po ashtu me pesë gola në listën e top gola shënuesve është edhe ylli i Gjilanit, Gerhard Progni, i cili ka nisur edicionin e ri në mënyrë të shkëlqyeshme duke motivuar edhe lojtarët e tjerë për një lojë sa më të mirë.

Ndërsa lojtarët me pesë gola të shënuara deri më tani janë edhe Kastriot Rexha, Mendurim Hoti të cilët janë lojtarë të Feronikelit dhe Arb Manaj i cili është lojtar i Trepça ’89.

10 golashënuesit më të mirë në Superligë:

Blend Baftiu (Ballkani) – 5 gola
Gerhard Progni (Gjilani) – 5
Kastriot Rexha (Feronikeli) – 5
Mendurim Hoti (Feronikeli) – 5
Arb Manaj (Trepça ’89) – 5
Tomislav Busiç (Gjilani) – 4
Matheus De Pauala (Vushtrria) – 4
Betim Haxhimusa (Drita) – 4
Gilberto Fortunato (Drita) – 3
Arbër Hoxha (Ballkani) – 3.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.