Nga sot FC Ballkanit iu bashkua edhe një portier

13.07.2019

Skuadra nga Suhareka, FC Ballkani vazhdon të sjellë emra të rinj në skuadër këtë afat kalimtar. FC Ballkani ka bërë të ditur se ka transferuar portierin më të ri, Flamur Gashin. “Nga sot skuadrës sonë iu bashkua edhe portieri Flamur Gashi”, ka shkruar FC Ballkani në Facebook. Portieri tani më i Ballkanit, Flamur Gashi sezonin […]

Nga sot FC Ballkanit iu bashkua edhe një portier Foto: Ilustrim

Skuadra nga Suhareka, FC Ballkani vazhdon të sjellë emra të rinj në skuadër këtë afat kalimtar.

FC Ballkani ka bërë të ditur se ka transferuar portierin më të ri, Flamur Gashin.

“Nga sot skuadrës sonë iu bashkua edhe portieri Flamur Gashi”, ka shkruar FC Ballkani në Facebook.

Portieri tani më i Ballkanit, Flamur Gashi sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Lirisë.

Po ashtu Gashi i tregoi aftësitë e tij edhe jashtë klubit të Lirisë, ai ishte portier edhe në Përfaqësuesën U21 të Kosovës.