Nesër ndeshje miqësore, FC Ballkani ndaj FC Llapit

12.07.2019

Skuadra e Ballkanit ka njoftuar se të enjten do ta zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj skuadrës së Podujevës, FC Llapi. Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, Ballkani zbuloi detajet e ndeshjes miqësore ndaj Llapit. Kjo ndeshje do të zhvillohet të shtunën (13.07.2019) në stadiumin e Suharekës me fillim prej orës 17:00. […]

Nesër ndeshje miqësore, FC Ballkani ndaj FC Llapit Foto: Ilustrim

Skuadra e Ballkanit ka njoftuar se të enjten do ta zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj skuadrës së Podujevës, FC Llapi.

Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, Ballkani zbuloi detajet e ndeshjes miqësore ndaj Llapit.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të shtunën (13.07.2019) në stadiumin e Suharekës me fillim prej orës 17:00.

Ballkanit dhe Llapit kjo ndeshje do ti shërbej për tu përgatitur sa më mirë për sezonin e ardhshëm.

Përveç transferimeve, te Ballkani do të debutojë edhe trajneri i tyre i ri, Ismet Munishi, i cili tashmë ka drejtuar dy ndeshje miqësore ndaj Feronikelit dhe Trepçës.