Nesër miqësore në Suharekë në mes të juniorëve të Ballkanit dhe Prishtinës

Sot klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se nesër do të zhvillohet miqësore në mes të juniorëve të Ballkanit dhe Prishtinës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet me qëllim të mbajtjes në formë sa më ideale dhe kalimit të fazës tranzitore.

Ndeshja miqësore do të zhvillohet nesër më 14 dhjetor 2019 në mes të FC Ballkanit Junior dhe FC Prishtina Junior duke filluar prej orës 12:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Të gjithë ata të cilët janë të interesuar që të ndjekin një lojë cilësore shkoni nesëer në Stadiumin e Qytetit për ti parë yjet e FC Ballkanit Junior si: Endriti, Efani, Dreni, Ermiri e shumë të tjerë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.