Në Podujevë të shtunën luhet derbi Llapi – Ballkani

27.08.2019

Të shtunën në Podujevë zhvillohet ndeshja e radhës të javës së tretë në elitën e futbollit kosovar. FC Llapi të shtunën do të zhvillon ndeshjen në kuadër të javës së III-të të Superligës së Kosovës ndaj skuadrës nga Suhareka, FC Ballkani. ‘Luanët’ e Ismet Munishit janë shprehur se janë të gatshëm për ndeshjen ndaj FC […]

Në Podujevë të shtunën luhet derbi Llapi – Ballkani Foto: Ilustrim

Të shtunën në Podujevë zhvillohet ndeshja e radhës të javës së tretë në elitën e futbollit kosovar.

FC Llapi të shtunën do të zhvillon ndeshjen në kuadër të javës së III-të të Superligës së Kosovës ndaj skuadrës nga Suhareka, FC Ballkani.

‘Luanët’ e Ismet Munishit janë shprehur se janë të gatshëm për ndeshjen ndaj FC Llapit që të shënojnë fitore, si në ndeshjen e kaluar ndaj Feronikelit, ku Ballkani shënoi fitore me rezultat 3=1.

Ndeshja do të zhvillohet të shtunën në Podujevë në stadiumin “Zahir Pajaziti”, me fillim prej orës 16:00.

“Të Shtunën në sfiden e radhës, forca djem, na bëni krenar”, ka shkruar FC Ballkani në Facebook.