Ndihmës trajneri i Ballkanit: Fitoren ia dedikojmë sulmuesit tonë për arsye tepër të veçantë

24.09.2019

Ballkani ka triumfuar bindshëm në shtëpi përballë Vushtrrisë në kuadër të javës së gjashtë të Superligës së Kosovë. Në këtë ndeshje “Xhebrailat” ishin pa trajnerin Ismet Munishi, i cili mungoi për shkak të kartonit të kuq që e mori në ndeshjen ndaj Gjilanit. Në bankinë ishte ndihmës-trajneri i tij, Agim Maliqi. “E kemi një skuadër […]

Ndihmës trajneri i Ballkanit: Fitoren ia dedikojmë sulmuesit tonë për arsye tepër të veçantë Foto: Ilustrim

Ballkani ka triumfuar bindshëm në shtëpi përballë Vushtrrisë në kuadër të javës së gjashtë të Superligës së Kosovë.

Në këtë ndeshje “Xhebrailat” ishin pa trajnerin Ismet Munishi, i cili mungoi për shkak të kartonit të kuq që e mori në ndeshjen ndaj Gjilanit. Në bankinë ishte ndihmës-trajneri i tij, Agim Maliqi.

“E kemi një skuadër shumë të mirë dhe me një bankë rezervë shumë të mirë. Do të luajmë futboll të bukur në mënyrë që t’i kënaqim tifozët tanë ‘Xhebrailat”, deklaroi Maliqi për “Super Sport Kosova”

Tutje, ai shtoi se fitoren ia dedikojnë sulmuesit të tyre, Artur Magani i cilit dje është bërë baba.”Këtë fitore ia dedikojmë Artur Maganit, i cili e ka një vajzë”, përfundoi Maliqi.

Me këtë fitore, Ballkani renditet në pozitën e pestë me 11 pikë të grumbulluara pas gjashtë xhiro të zhvilluara të Superligës së Kosovës.