Munishi u përgjigjet kritikëve: Në futbollin modern edhe portierët janë pjesë e lojës

Dje u zhvillua ndeshja e xhiros së 19-të në mes të FC Ballkanit dhe Ferizajit, në kuadër të Superligës së Kosovës.

Ballkani ka mposhtur Ferizajin me rezultat 3-0, ku golat i shënuan: Edvin Kuc, Arbër Hoxha e Armend Ruxhi, ku ky i fundit e shënoi nga penalltia.

Dje, pas ndeshjes, trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, kishte deklaruar se portieri e ekzekutoi penalltinë pasi ishte vendimtar në disa raste.

“Ruxhi ishte deciziv te rasti i Ferizajt, duke na shpëtuar nga barazimi dhe ai ka kohë që ka kërkuar nga unë të gjuajë një penallti pasi luan bukur me këmbë dhe si shpërblim që na shpëtoi te ai rasti deciziv ia dhamë rastin të gjuaj”, ka deklaruar dje Munishi pas ndeshjes.

Për këtë mundësi që ia dha portierit, Munishi është kritikuar se nuk ka treguar respekt ndaj kundërshtarit.

Megjithatë, ai është kundërpërgjigjur, duke u thënë se futbolli modern luhet me të gjithë lojtarët që janë në fushë, ku edhe portieri është pjesë e lojës.

“Ne futbollin moderrn , portieri eshte pjes e rendesishme e ekipit , ai merr pjes ne loje si lojtar i fundit , nderton akcionin , merr pjes ne pregaditjen taktike te lojes etj. Po lexoj shumë tutuj qe qenka nenqmim per kundershtarin me gjujt penalltin portieri . Une mendoj qe eshte nenqmim per portierin kur i referohemi ne kete menyre. Ne e kemi respektu skuadren e Ferizajt deri ne maksimun. Vendimi per ta gjuajt penalltin erdhi si respekt per portierin tonë e jo qe ta nenqmojmë kundershrarin . Ne futbollin moderrne kemi 11 futbollist disa luajne ne sulmë disa ne mesfushe e disa mbrojne porten e skudrat e mira sulmojne bashk e mbrohen bashk dhe shenojne te gjithë“, ka shkruar trajneri i Ballkanit.

Ballkani aktualisht është në vendin e parë në renditjen e Superligës, me 40 pikë duke lënë pas vetës Dritën dhe Prishtinën.