Munishi para derbit të Superligës: Jemi skuadër e fortë, nuk i frikësohemi Prishtinës

28.02.2020

Nesër në ‘Fadil Vokrri’ nga ora 17:00 do të zhvillohet derbi i xhiros së 20-të në Ipko Superligë të Kosovës, në mes të Prishtinës dhe Ballkanit. Para kësaj ndeshje, skuadra e Ballkanit ka mbajtur një konferencë për shtypë. “Për lojën brenda fushës unë personalisht pa modesti them se jemi skuadër e fortë por kemi respektin […]

Munishi para derbit të Superligës: Jemi skuadër e fortë, nuk i frikësohemi Prishtinës Foto: Trajneri i FC Ballkanit, Ismet Munishi

Nesër në ‘Fadil Vokrri’ nga ora 17:00 do të zhvillohet derbi i xhiros së 20-të në Ipko Superligë të Kosovës, në mes të Prishtinës dhe Ballkanit.

Para kësaj ndeshje, skuadra e Ballkanit ka mbajtur një konferencë për shtypë.

“Për lojën brenda fushës unë personalisht pa modesti them se jemi skuadër e fortë por kemi respektin ndaj Prishtinës, sepse është skuadra më e trofeshme në vend dhe këtë edicion po tregon lojë cilësore, duke treguar edhe ngritje pas ardhjes së Dallkut, ku vërehet përmasimi te ta, por ne nuk do të fiksohemi dhe jemi optimist për këtë sfidë”, tha Munishi.

Në këtë takim, Munishi konfirmojë mungesën e Besnik Krasniqit i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Kurse, në fund, trajneri i Ballkanit tha se pritet të starton me tre mbrojtësit: Prekazi, Sinani e Prekazi, pasi sipas tij janë me shumë  përvojë./Gazeta Olle/