Munishi: Në Ballkan është e ndaluar që të simulohet apo zhagitet loja

Dje Federata e Futbollit të Kosovës ka ndarë çmimet për “Laureatët 2019”, ku lojtar i vitit u zgjedh Vedat Muriqi, ndërsa në formacionin e këtij vitit u përfshinë edhe dy yjet e FC Ballkanit, Blend Baftiu dhe Visar Berisha.

Por trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, është ankuar se lojtarët e skuadrave kundërshtarë gjatë ndeshjeve po simulojnë si dhe i ka kritikuar gjyqtarët për referimin e faullave të butë edhe në momentet finale të ndeshjeve.

Ismet Munishi në “Favorit” në T7 ka thënë se i ka kërkuar lojtarëve të që të mos simulojnë.

“Te ne, në Ballkan, është rreptësishtë e ndaluar që të simulohet, është rreptësishtë e ndaluar që të zhagitet loja. S’ka rëndësi a jemi duke fituar apo humbur, ne e kemi krijuar një standard të lojës”.

Ndërkohë, skuadra e Ballkanit, si të gjitha skuadrat e tjera tëIpko Superligës, do të duhet të presin më shumë se dy muaj deri në ndeshjen e ardhshme, për shkak të pushimit të gjatë dimëror.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.