Munishi: Mirlind Daku është super futbollist, jemi në garë për dy trofe

13.01.2020

Ballkani të shtunën kompletoi transferimin e sulmuesit të talentuar, Mirlind Daku, në formë huazimi për gjashtë muaj. Pas një muaji bisedimesh, klubi nga Theranda arriti ta bindte sulmuesin gjilanas të nënshkruante kontratën. Insporti ka zhvilluar një bisedë telefonike me trajnerin e klubit, Ismet Munishi, i cili ka deklaruar se Daku është një tjetër vlerë shtesë […]

Munishi: Mirlind Daku është super futbollist, jemi në garë për dy trofe Foto: Ismet Munishi - Facebook

Ballkani të shtunën kompletoi transferimin e sulmuesit të talentuar, Mirlind Daku, në formë huazimi për gjashtë muaj.

Pas një muaji bisedimesh, klubi nga Theranda arriti ta bindte sulmuesin gjilanas të nënshkruante kontratën. Insporti ka zhvilluar një bisedë telefonike me trajnerin e klubit, Ismet Munishi, i cili ka deklaruar se Daku është një tjetër vlerë shtesë e klubit. “Ne jemi në garë për dy trofetë dhe na duhej një sulmues tjetër, të tipit ndryshëm nga Magani. Magani është shumë i vlefshëm për neve ka bërë sezon shumë të mirë me Ballkanin. Daku është super futbollist dhe do të na ndihmon shumë, pasi na lejon të luajmë me dy sulmues ekstrem, ndërsa treshja fantastike (Baftiu, Hoxha, Topalli) e ka punën e vet të demolojnë secili ne pozicionin e tyre”.

Munishi për Insportin ka konfirmuar se sulmuesi nga Shqipëria është pjesë e rëndësishme e projektit dhe se nuk do të largohet gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Artur Magani dhe drejtori sportiv i Ballkanit, Arben Osmani

Ballkani sezonin vjeshtor e përfundoi lider i Superligës me 34 pikë pas 17 ndeshjeve të zhvilluara. Ndërsa, talenti nga Prishtina, Blend Baftiu është golashënuesi më i mirë i ligës me dhjetë gola të shënuara.

Insporti gjatë ditës ka kontaktuar edhe me ish trajnerin e Dakut në Llap, Tahir Batatinën.

Batatina tregoi se Ballkani ka bërë një transferim të qëlluar dhe se ai ishte që dha dritën e jeshile për t’u kompletuar ky transferim. “Mendoj që Daku është transferimi më i qëlluar i Ballkanit, edhe pse kartonit e Dakut e kemi ne por pas bisedimeve me menaxherin e tij, jemi akorduar që për këta gjashtë muaj ditë të jetë në Ballkan”.

Daku i cili nga KF Llapi u transferua në klubin kroat NK Osijek, por që asnjëherë nuk arriti të adaptohet dhe të tregoj vlerat e tij. Sulmuesi gjilanas në gjashtë muajt e fundit ishte pjesë e klubit shqiptar KF Kukësi.

Sulmuesi 22 vjeçar për Kukësin zhvilloi 14 paraqitje. 13 në kampionat duke shënuar një gol dhe një paraqitje në Superkupën e Shqipërisë.

Në këtë sezon ai është ndëshkuar me katër kartonë të verdhë, duke qenë më i mirë në këtë statistikë se sa në atë të golave.

Daku është reprezentues i Kosovës U-21. /insporti.com/