Kampioni vjeshtor Munishi: Më dhimbset Vëllaznimi, Besa dhe Hajvalia

Ballkani ka qenë befasia më e madhe e stinorit vjeshtor në futbollin e Kosovës.

Skuadra e Ismet Munishit është shpallur kampion vjeshtor në Superligë, dhe së fundmi arriti edhe çerekfinalen e Kupës së Kosovës.

Ismet Munishi, trajneri i Ballkanit në mes të tjerash, ka folur edhe për disa nga skuadrat më me ‘nam’ në Kosovë.

Trajneri gjilanas ka thënë se i dhimbsen këto skuadra.

“Më vjen keq për Vëllaznimin, që vazhdoj ta përcjelli edhe në rrjetet sociale”, ka thënë Munishi në ‘Arena Sportive’.

“Shpresoj që të kthehet klubi në ecurinë e vjetër dhe ta kenë një president si Ballkani”, vlerësoi Munishi.

“Më pas më vjen keq edhe për Hajvalinë dhe Besën e Pejës”, shtoi Munishi.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.