Munishi: Kur kom lujt unë në Champions League, kta në Kosovë i kan gjujt shotat me gur

11.02.2020

Njëri ndër trajnerët më të suksesshëm në Kosovë, Ismet Munishi i cili aktualisht drejton klubin futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani ka dhënë një deklaratë të vitit. Munishi njihet për deklaratat e tij interesante, derisa një të tillë e ka bërë së fundmi në emisionin “Arena Sportive” në RTK. “Kur kom lujt unë në Champions League, […]

Munishi: Kur kom lujt unë në Champions League, kta në Kosovë i kan gjujt shotat me gur Foto: Ismet Munishi - Facebook

Njëri ndër trajnerët më të suksesshëm në Kosovë, Ismet Munishi i cili aktualisht drejton klubin futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani ka dhënë një deklaratë të vitit.

Munishi njihet për deklaratat e tij interesante, derisa një të tillë e ka bërë së fundmi në emisionin “Arena Sportive” në RTK.

“Kur kom lujt unë në Champions League, kta në (Kosovë) i kan gjujt shotat me gur”, deklaroi Munishi.

Këto komente tekniku i Ballkanit i bëri pas pretendimeve se skuadra që ai drejton e meriton të dalë në arenën ndërkombëtare, jo vetëm për shkak të kualiteteve që kanë futbollistët e tij, por edhe për shkak të kaluarës së tij si futbollist.