Munishi: Ja çfarë më kishte thënë Vukiçeviq para ndeshjes në Suharekë, por e pësoi keq

02.11.2019

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, ka folur para ndeshjes ndaj Feronikelit duke treguar një rast interesant me trajnerin e shkarkuar të kampionit, Dejan Vukiçeviq. Munishi e tregoi në “T7” një bashkëbisedim me trajnerin malazez para ndeshjes së parë në Suharekë. “E mbaj mend para ndeshjes në Suharekë, trajneri i Feronikelit më tha “suksese pas kësaj […]

Munishi: Ja çfarë më kishte thënë Vukiçeviq para ndeshjes në Suharekë, por e pësoi keq Foto: Ismet Munishi - FC Ballkani

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, ka folur para ndeshjes ndaj Feronikelit duke treguar një rast interesant me trajnerin e shkarkuar të kampionit, Dejan Vukiçeviq.

Munishi e tregoi në “T7” një bashkëbisedim me trajnerin malazez para ndeshjes së parë në Suharekë.

“E mbaj mend para ndeshjes në Suharekë, trajneri i Feronikelit më tha “suksese pas kësaj ndeshje, sepse sot fitojmë ne”. Unë i thash “duhet të djersitet mirë dikush për të fituar këtu”. Atë ndeshje dolëm të pamposhtur”, deklaroi Munishi.

“Feronikeli nuk ka pasur pushim sa duhet sepse kishte shumë ndeshje evropiane dhe ndoshta kjo bëri që të mos përgatiten mirë”.

“Nëse Nikli do të jetë në këtë distancë me kreun në përfundim të këtij stinori, atëherë ata do të jenë shumë të rrezikshëm në pranverë”.

“Në Drenas do të jetë një shfaqje e mirë futbolli. Neve na konvenon edhe barazimi”, shtoi ai.

Vendin e Vukiçeviq e zuri Avni Sopi sot.