Munishi i Ballkanit: Skuadra do të luftojë për t’ia kthyer dinjitetin Suharekës në futboll

16.09.2019

Trajneri i skuadrës nga Suhareka, Ismet Munishi është shprehur shumë i kënaqur me fillimin e edicionit të ri të Superligës së futbollit kosovar. Munishi i ftuar në “RTK”, deklaroi që ky fillimi i edicionit të ri të Superligës i rezervoi Ballkanit ndeshje shumë të vështira, mirëpo deri më tani është i pamposhtur. “Kisha një drojë […]

Munishi i Ballkanit: Skuadra do të luftojë për t’ia kthyer dinjitetin Suharekës në futboll Foto: Ismet Munishi - FC Ballkani

Trajneri i skuadrës nga Suhareka, Ismet Munishi është shprehur shumë i kënaqur me fillimin e edicionit të ri të Superligës së futbollit kosovar.

Munishi i ftuar në “RTK”, deklaroi që ky fillimi i edicionit të ri të Superligës i rezervoi Ballkanit ndeshje shumë të vështira, mirëpo deri më tani është i pamposhtur.

“Kisha një drojë duke parë katër ndeshjet e para, sepse ishin vërtetë shumë të vështira. Mirëpo, atë nuk e reflektova te ekipi”, deklaroi Ismet Munishi.

“Ishin katër ndeshje nga të cilat mund të dilnim pa asnjë pikë, por kemi bërë shumë mirë dhe nuk kemi pësuar ende asnjë humbje”.

Po ashtu ai ka vlerësuar edhe kundërshtarët, ku ai më së larti e vlerësoi skuadrën nga Mitrovica, Trepçën ’89.

“89-shi ka bërë një skuadër shumë të mirë. Ndeshjen e tyre ndaj Gjilanit e kam shikuar rreth 10 herë. Ishte një performancë e jashtëzakonshme në të gjitha aspektet, ndoshta më e mira në histori të klubit. Ishin fantastik në mbrojtje, në sulm, në ndërtim të aksioneve, në të gjitha aspektet”.

“Shpëtim Idrizi ka bërë shumë punë të mirë, duke kthyer identitetin e 89-shit, që shquhet me lojë të bukur”, shtoi ai.

Munishi tha se skuadra do të luftojë për t’ia kthyer dinjitetin Suharekës në futboll.