Munishi i Ballkanit: Sa të mëdhenj jemi, jam trajner i djemve dhe talentëve më të mëdhenj në shqiptari

19.09.2019

Trajneri i skuadrës nga Suhareka, Ismet Munishi përmes një postimi në facebook ka lavdëruar lojtarët e Ballkanit duke thënë se jam trajneri i djemve dhe talentëve më të mëdhenj në shqiptari. Ismet Munishi përmes postimit në facebook i ka përgëzuar futbollistët e skuadrës nga Suhareka për paraqitjet që po i bëjnë këtë sezon në Superligën […]

Munishi i Ballkanit: Sa të mëdhenj jemi, jam trajner i djemve dhe talentëve më të mëdhenj në shqiptari Foto: Ismet Munishi - FC Ballkani

Trajneri i skuadrës nga Suhareka, Ismet Munishi përmes një postimi në facebook ka lavdëruar lojtarët e Ballkanit duke thënë se jam trajneri i djemve dhe talentëve më të mëdhenj në shqiptari.

Ismet Munishi përmes postimit në facebook i ka përgëzuar futbollistët e skuadrës nga Suhareka për paraqitjet që po i bëjnë këtë sezon në Superligën e Kosovës në futboll.

Suharekasit dje e pësuan humbjen e parë në sezonën e Superligës nga SC Gjilani me rezultat 1:0.

Por edhe pse Ballkani pësoi humbje, trajneri i skuadrës i ka dhënë motivim lojtarëve të tij, duke besuar shumë në ta.

Postimi i plotë i Ismet Munishit në facebook:

“Sa te mdhaj jemi, po tregon gezimi teper i madh i atyre qe shume rrall po na mundin. Urime fitoren, por do te shihemi shume shpejt. Jam shume krenar qe jam trener i Ballkanit jam shume krenar qe jam trener i djemve dhe talentave me te mire ne Shqiptari. Forca Ballkani”.