13.09.2019, 21:08

Munishi i Ballkanit për ndeshjen ndaj Trepçës: “U frikësuam, por në fund shpëtuam”

Ballkani sot ka shënuar fitore ndaj Trepçs’89 me rezultat 3:2, duke vazhduar kështu serinë e mirë në elitën e futbollit kosovar.

Skuadra e Ismet Munishit mbetet pa humbje kur janë zhvilluar 4 ndeshje në Ipko Superligë, derisa tash i prinë tabelës me 8 pikë, por që ka një ndeshje më shumë sesa rivalët e saj.

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi është parë i lumtur pas ndeshjes, derisa ka thënë se minutat e fundit vuajti bukur shumë.

“Janë dy ekipe që luajnë futboll të mirë dhes spektakli ka qenë i garantuar. Në pjesën e dytë ramë paksa dhe kishim pak frikë se mund të barazohet rezultati por fatmirësisht u kry mirë për ne. E dimë se ku i bëmë gabimet dhe e dinë se ku duhet të përmirësohemi. Me pikët në ndeshjet e para jam mese i kënaqur. Ndoshta kemi mundur ta kemi edhe ndonjë pikë më shumë”, ka thënë Ismet Munishi në Supersport.

LEXO EDHE:  FC Ballkani shënon fitore bindëse në duelin ndaj Vushtrrisë
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.