Munishi i Ballkanit flet për humbjen e parë: Pata përshtypjen që kriteri i gjykimit nuk ishte i njëjtë sikurse për ekipin vendas

19.09.2019

FC Ballkani ka pësuar humbjen e parë në këtë edicion, nga SC Gjilani. Dje skuadra nga Suhareka, FC Ballkani nën urdhërat e Ismet Munishit janë mposhtur 1-0 nga SC Gjilani. Progni ishte shënuesi i vetëm në këtë takim në fillim të pjesës së dytë. Pas ndeshjes trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi tha se pata përshtypjen […]

Munishi i Ballkanit flet për humbjen e parë: Pata përshtypjen që kriteri i gjykimit nuk ishte i njëjtë sikurse për ekipin vendas Foto: Ilustrim

FC Ballkani ka pësuar humbjen e parë në këtë edicion, nga SC Gjilani.

Dje skuadra nga Suhareka, FC Ballkani nën urdhërat e Ismet Munishit janë mposhtur 1-0 nga SC Gjilani.

Progni ishte shënuesi i vetëm në këtë takim në fillim të pjesës së dytë.

Pas ndeshjes trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi tha se pata përshtypjen që kriteri i gjykimit nuk ishte i njëjtë sikurse për ekipin vendas.

“Kundërshtari na dënoi nga një gjysmë rast, derisa u mbrojt mirë dhe nuk na la asnjë hapsirë, pavarësisht përpjekjeve tona”, deklaroi Munishi fillimisht për SuperSport.

“Gjilani ka kundërshtarë shumë cilësorë, realizoi një gol në bazë të mjeshtërisë së tyre, pasi që në ekipin e tyre ka futbollistë tejet cilësorë”.

“Pata përshtypjen që kriteri i gjykimit nuk ishte i njejtë sikurse për ekipin vendas, po ashtu edhe për ekipin mysafir, prandaj edhe protestova dhe u përjashtova nga loja”, përfundoi Munishi.