Munishi: Gjilani është hijeshia e këtij kampionati, lojtarët e ardhur i kanë dhënë vlerë Superligës

10.02.2020

Gjilani ka qenë njëra ndër skuadrat më të etiketuara nga trajneri i njohur kosovar Ismet Munishi. Ndonëse edhe për shkak të rivalitetit në garën për titullin kampion, por edhe për shkak të kaluarës me shumë rivalitet edhe gjatë kohës sa drejtonte rivalët e përbetuar të Dritës, mardhëniet ndërmjet dy palëve kanë qenë gjithmonë të tensionuara. […]

Munishi: Gjilani është hijeshia e këtij kampionati, lojtarët e ardhur i kanë dhënë vlerë Superligës Foto: Ismet Munishi - FC Ballkani

Gjilani ka qenë njëra ndër skuadrat më të etiketuara nga trajneri i njohur kosovar Ismet Munishi.

Ndonëse edhe për shkak të rivalitetit në garën për titullin kampion, por edhe për shkak të kaluarës me shumë rivalitet edhe gjatë kohës sa drejtonte rivalët e përbetuar të Dritës, mardhëniet ndërmjet dy palëve kanë qenë gjithmonë të tensionuara.

Por, tekniku kryeqytetas, i cili aktualisht drejton skuadrën e Ballkanit ka vlerësuar lartë skuadrën e Gjilanit këtë edicion, madje thotë se ‘kuqebardhët’ janë hijeshia e këtij kampionati në futbollin kosovar.

“Ndoshta nuk jeni mësuar të më dëgjoni, por unë di edhe të lavdëroj dhe jo vetëm të kritikoj. Gjilani është hijeshija e këtij kampionati. Lojtarët e ardhur si Progni, Busiç, Ferreira, Veliu, Frashëri dhe të tjerë i kanë dhënë hijeshi futbollit kosovar”, deklaroi Ismet Munishi në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini.

Po ashtu ai tha se: “Janë skuadër që luajnë mirë dhe po të ishte infrastruktura më e mirë në futbollin kosovar ndoshta ta do të vinin më shumë në shprehje”.

Ndryshe njëri ndër rivalët më të mëdhenj të Ballkanit në garën për titullin kampion janë pikërisht skuadra e Gjilanit.