Munishi: Falë Arsim Kabashit ju kemi shpallë luftë dallavergjive, hajnave dhe servilave

14.01.2020

Mbrëmë pronari i kompanisë CIMA që menaxhon me klubin e qytetit, FC Ballkani, Arsim Kabashi përmes një reagimi në Facebook, ka shprehur pakënaqësitë e tij lidhur me sfidat në lëmin e sportit dhe njëherit ka bërë thirrje që së bashku të ndërtojmë të ardhmen për fëmijët dhe brezat e rinj. Këtij reagimi i është bashkangjitur […]

Munishi: Falë Arsim Kabashit ju kemi shpallë luftë dallavergjive, hajnave dhe servilave Foto: Ilustrim

Mbrëmë pronari i kompanisë CIMA që menaxhon me klubin e qytetit, FC Ballkani, Arsim Kabashi përmes një reagimi në Facebook, ka shprehur pakënaqësitë e tij lidhur me sfidat në lëmin e sportit dhe njëherit ka bërë thirrje që së bashku të ndërtojmë të ardhmen për fëmijët dhe brezat e rinj.

Këtij reagimi i është bashkangjitur edhe trajneri i FC Ballkanit, Ismet Munishi i cili përmes një postimi ka thënë se njerëzit si Arsim Kabashi ne duhet ti ruajmë dhe se ne si klub ju kemi shpall lufte dallavergjive , hajnave dhe servilave.

“Statusi i Presidentit te Ballkanit Arsim Kabashi ne llogarine e tijë ne fcb dje , eshte pasoje e fenomenit kur ni njeri i ndershem mundohet te beje diqka te mire ne futbollin e Kosoves ku per fat te keq ka shume probleme dhe gjate rruges ka has ne veshtersi.

Cilat jan veshtersit ne futbollin tone . Niveli intelektual eshte nen mesataren , niveli i servilitetit shume mbi mesataren , niveli i burrerise barazi me zero , niveli i rrenes shume permbi mesatare , kur eshte perball me keto fenomene normalisht qe zhgenjimi ka qen prezent. Nese Arsim Kabashi e ka rregullu Ballkanin nga nje klub medioker i liges se parë ne gjigant te fubollit kosovar dmth po dika diqka.

Ne e kemi per detyrë ti ruajme keta njerez se Presidentet investitoret jane me meritoret per suksesin e futbolli te Kosoves qe ka sot. Ti ruajme duke pas mardhanie korrekte , duke pas drejtesi dhe sinqeritet e di qe e keni te veshtir se keto vyrtyte jane te pa njoftuna per juve , por besoni ja vlen te provoni. Sepse ne si klub ju kemi shpall lufte dallavergjive , hajnave dhe servilave” ka shkruar Munishi.