Munishi e ndez derbin ndaj Prishtinës: Meqë është ndeshje e zakonshme pse po tutni pra

27.02.2020

Prishtina-Ballkani është ndeshja që po pritet me padurim në futbollin kosovar Xhiro e 20-të e Superligës së Kosovës do të sjell derbin e madh ndërmjet Ballkanit, që është lider dhe Prishitnës që zë vendin e dytë në tabelë. Kjo ndeshje do të luhet të shtunën në Fadil Vokrri me fillim nga ora 17:00. Në një […]

Munishi e ndez derbin ndaj Prishtinës: Meqë është ndeshje e zakonshme pse po tutni pra Foto: Ismet Munishi - Facebook

Prishtina-Ballkani është ndeshja që po pritet me padurim në futbollin kosovar

Xhiro e 20-të e Superligës së Kosovës do të sjell derbin e madh ndërmjet Ballkanit, që është lider dhe Prishitnës që zë vendin e dytë në tabelë.

Kjo ndeshje do të luhet të shtunën në Fadil Vokrri me fillim nga ora 17:00.

Në një postim të bërë në Facebook, Ismet Munishi ka thënë se e gjithë Kosova po lutet që Ballkani ta humb këtë ndeshje.

Ky është postimi i plotë i Munishit:

Masi oshte ndeshje e zakonshme ju pershendes me kete foto. Masi oshte ndeshje e zakonshme pse po tutni pra.

E di qe krejt Kosova lutni me hup sepse na jemi me te miret dhe keni shume frikë nga ne. Pa merak se te gjithve ju vjen radha. E pranoj qe eshte ne form te mire Fc Prishtina por me neve eshte shume veshtirë. Sepse na jemi kampiona Fc Ballkani Per me teper ne konferencen per shtyp te premten.