Mrekullia Ballkani, skuadra e Ismet Munishit shpallet kampione vjeshte para ndeshjes në Vushtrri

01.12.2019

Befasia më e këndshme e këtij sezoni në Superligë, Ballkani, është shpallur kampion vjeshtor. Skuadra e Ismet Munishit ka grumbulluar 34 pikë në 16 ndeshje, dy më shumë se ndjekësi i parë, Gjilani, përcjellë Gazeta Olle. Gjilani dhe Drita i zhvilluan sot ndeshjet e tyre, por s’fituan asnjëra, duke i mundësuar Ballkanit të shpallet kampion […]

Mrekullia Ballkani, skuadra e Ismet Munishit shpallet kampione vjeshte para ndeshjes në Vushtrri Foto: Ilustrim

Befasia më e këndshme e këtij sezoni në Superligë, Ballkani, është shpallur kampion vjeshtor.

Skuadra e Ismet Munishit ka grumbulluar 34 pikë në 16 ndeshje, dy më shumë se ndjekësi i parë, Gjilani, përcjellë Gazeta Olle.

Gjilani dhe Drita i zhvilluan sot ndeshjet e tyre, por s’fituan asnjëra, duke i mundësuar Ballkanit të shpallet kampion vjeshte ende pa e zhvilluar ndeshjen e fundit vjeshtore.

Skuadra e Ismet Munishit luan nesër ndaj Vushtrrisë në udhëtim, në duelin ku mund të zgjerojë në pesë pikë epërsinë ndaj ndjekësit të parë.

Përgjithësisht ishte një stinor fantastik i suharekasve, të cilët në 16 ndeshje kanë shënuar 10 fitore, kanë marrë katër barazime dhe kanë pësuar vetëm dy disfata.

Në rast të fitores nesër, Ballkani do të grumbullonte 37 pikë, që do t’i mundësonte dimërim edhe më të qetë.

Kujtojmë që Vushtrria-Ballkani zhvillohet nesër pa tifozë. /Gazeta Olle/